Drejtori sportiv i Bolonjës në Parma, për të parë Bajramin

Futboll

Drejtori sportiv i Bolonjës në Parma, për të parë Bajramin

Më: 28 mars 2024 Në ora: 13:12
Nedim Bajrami

Drejtori sportiv i Bolonjës në Parma, për të parë Bajramin!

Në Parma, në miqësoren Shqipëri-Kili, ishin të pranishëm shumë menaxherë, drejtorë klubesh, ku ndoqën nga pranë disa nga legjionarët kuqezi. “La Gazzetta dello Sport”, shkruan se edhe Xhovanni Sartori, drejtori sportiv i Bolonjas, ishte i pranishëm në “Ennio Tardini”, por fokusi i tij nuk ishte Mario Mitaj, por Nedim Bajrami.

Fantazisti kuqezi vlerësohet shumë në Serie A, pavarësisht se te Sasuolo gjërat nuk po shkojnë si pritej, edhe Bajrami është viktimë e momentit negativ që po kalon ky ekip: 3 gola dhe 2 asiste në 44 ndeshje. Këto janë shifrat e Bajramit te Sasuolo, shumë larg paraqitjes së tij tek Empoli: 22 gola 22 asiste në 127 ndeshje.

Fantazisti kuqezi është një profil që pëlqehet nga drejtuesit e Bolonjas, shihet si një përforcim cilësor për sezonin e ardhshëm, ku Bolonja pritet të luajë në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat