Bylis rikthehet dominues, shkëputet 11 pikë nga vendi i dytë

Futboll

Bylis rikthehet dominues, shkëputet 11 pikë nga vendi i dytë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 13:24
Pamje nga një ndeshje

Kategoria Superiore U-21 vijon të dhurojë emocione në fushë, teksa ekipi i Bylisit është rikthyer dominues. Ballshiotët kryesojnë kampionatin me 42 pikë, 11 më shumë se ndjekësit më të afërt të Partizanit.

Ky është edicioni i katërt i Kategorisë Superiore U-21, që organizohet nga FSHF si një iniciativë e rëndësishme e ndërmarrë disa vite më parë dhe një projekt me vlera për futbollin e të rinjve.

Përmes këtij kampionati lojtarët e shumtë të cilët mbyllin ciklin me ekipet e moshave U-19 dhe nuk kanë hapësira momentale për të vazhduar karrierën me ekipet e të rriturve, u jepet shansi të aktivizohen sa më shumë me ekipet e 21-vjeçarëve.

Bylis U-21 triumfoi në dy sezonet e para, ndërsa vitin e kaluar titullin kampion të Kategorisë Superiore U-21 e fitoi Vllaznia. Në sezonin aktual Bylis U-21 është rikthyer dominus dhe është në rrugën e duhur për të fituar titullin e tretë në histori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat