​Melo s’ka mëshirë për Dani Alves e Robinhon: Ata duhet të paguajnë për atë që e kanë bërë

Futboll

​Melo s’ka mëshirë për Dani Alves e Robinhon: Ata duhet të paguajnë për atë që e kanë bërë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 14:00
​Melo

Bota e futbollit brazilian është në një gjendje të hidhur. Ata sapo kanë parë yllin e tyre të ardhshëm, Endrick, të prezantohet në skenën evropiane, ata gjithashtu panë dy nga lojtarët e tyre më të shquar të dy dekadave të fundit të dënuar për përdhunim.

Rastet e Dani Alves dhe Robinho sjellin detaje të përziera dhe shkatërrojnë plotësisht reputacionin e të dy lojtarëve.

Tani, Felipe Melo ka folur për të dy rastet e Alves dhe Robinhos, ku nuk shprehi aspak mëshirë kur u pyet për ta nga “Globo Sporte”.

“Unë e kam një vajzë 15 vjeçare. Nëse do ta kishin bërë atë gjë me vajzën time, unë nuk mendoj se do të isha duke e dhënë këtë intervistë këtu. Unë besoj se ne duhet të respektojmë njerëzit e tjerë, ne duhet të respektojmë gratë dhe ne duhet të respektojmë burrat, ata duhet të paguajnë për atë që e kanë bërë. Dhe le të jetë si mësim që të tjerët mos ta bëjnë. Kjo është shumë serioze”, tha Melo.

Melo bëri 22 paraqitje për Kombëtaren e Brazilit nga vitin 2009 deri në vitin 2010 dhe ishte bashkëlojtar me Dani Alves dhe Robinhon. Ai ka kaluar gati të gjithë karrierën duke luajtur për skuadra braziliane.

Ai ka qenë te Fluminense që nga viti 2022 dhe vazhdon të bëjë paraqitje pavarësisht se i ka 40 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat