Bellingham: Nuk ndihem si fëmijë i ledhatuar

Futboll

Bellingham: Nuk ndihem si fëmijë i ledhatuar

Më: 28 mars 2024 Në ora: 14:32
Jude Bellingham

Jude Bellingham, ylli i Real Madridit dhe i kombëtares angleze, ka dhënë një intervistë për “Sky UK”, duke u fokusuar shumë edhe në jetën e tij private: “Kam një rrjet të shkëlqyer mbështetës.

Familja ime, miqtë e mi, të gjithë me të vërtetë kujdesen për mua deri në detaje, përditë.

Megjithatë, nuk ndihem si një fëmijë i ledhatuar…

Ndjej sikur shkoj në punë çdo ditë si gjithë të tjerët, jam i privilegjuar, më pëlqen shumë puna ime. Familja më mban me këmbët në tokë dhe kjo më bën të argëtohem çdo ditë. Kur kthehem në shtëpi ndihem si një njeri krejt normal”.

Çfarë objektivash i ka vendosur vetes mesfushori anglez: “Trofetë, dua të jem në gjendje t’ia jap ato vendit tim, Anglisë, edhe ekipit tim, Real Madridit. Kur të tërhiqem nag futbolli dua të kem kujtime të shkëlqyera dhe disa trofe të fituar.

Vitet e fundit nuk kanë qenë të paharrueshme për Anglinë, të them të drejtën, kështu që është e vështirë. Më kujtohet, gjithmonë i shikoja ndeshjet e kombëtares me familjen time. Mbaj mend që shkova në Islandë, Itali (për çerekfinalen e ‘Euro 2012’), këto ishin ndoshta dy kujtimet e mia të para që lidhen me kombëtaren”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat