Aventurë e re në horizont për Ardon Jasharin

Futboll

Aventurë e re në horizont për Ardon Jasharin

Më: 28 mars 2024 Në ora: 14:42
Ardon Jashari

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Ardon Jashari është një prej lojtarëve që mund të bëjë një aventurë të re gjatë merkatos së verës.

Mediat italiane raportojnë se skuadra e Bologna e ka futur në listën e lojtarëve të dëshiruar për sezonin e ardhshëm.

Jashari mund të luaj sezonin e ardhshëm në Serie A dhe trajneri Thiago Mota është një “tifoz” i lojtarit me origjinë shqiptare.

21-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje me Luzernin në Superligën e Zvicrës, ku ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar dy herë.

Bologna nuk është klubi i vetëm që kërkon shërbimet e tij, pasi ka skuadra edhe nga Zvicra e Ligue 1 në Francë që kërkojnë ta sjellin në ekip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat