Bayern e Dortmund me dyshime për formacionin e pa pretendime për trofe

Futboll

Bayern e Dortmund me dyshime për formacionin e pa pretendime për trofe

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:08
Bayern

E shtuna është dita e klasikes gjermane, midis Baiernit dhe Borussia Dortmund, por këtë herë asnjë prej tyre nuk shkon në ndeshje duke qenë realisht në luftë për titullin.

Bajern ndjek me dhjetë pikë më pak Bayer Leverkusen dhe pavarësisht deklaratave për të dhënë gjithçka deri në fund, në kampin bavarez po mësohen me idenë se titulli këtë vit u ka ikur nga duart.

Një pranim që merr rëndësi të veçantë në lidhje me skuadrën që do të zbresë në fushë në Allianz Arena, duke marrë në konsideratë dëmtimet dhe ndeshjen kundër Arsenalit në Champions League dhjetë ditë më pas.

Bajern ka të dëmtuar portierin Manuel Nojer dhe sulmuesin Herri Kejn. I pari është në dyshim të fortë për ndeshjen kundër Dortmundit dhe shanset më të mëdha janë që të mos luajë.

Për Kane është e kundërta, ai ka nisur stërvitjen me grupin dhe ka më tepër mundësi të luajë, por trajneri Tomas Tuhel nuk do të marrë përsipër asnjë rrezik të panevojshëm, në prag të ndeshjes me topçinjtë e Londrës. Me skuadrën është bashkuar në stërvitje edhe Aleksandar Pavloviç, që humbi grumbullimin me kombëtaren për shkak të sëmundjes, por vështirë se do të jetë titullar të shtunën.

Nga ana tjetër, edhe Dortmund ka probleme me formacionin. Ramyi Bensebaini është përfundimisht jashtë loje, ndërsa portieri Gregor Kobel është në dyshim.

Përtej rivalitetit midis të dyjave, ndeshja ka më tepër rëndësi praktike për Dortmund, që lufton me Laipcig për vendin e katërt që e çon në Champions League sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat