Fagu: Duro do Tiranën? Nuk jam unë pronari i klubit

Futboll

Fagu: Duro do Tiranën? Nuk jam unë pronari i klubit

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:24
Erbim Fagu

Erbim Fagu është shfaqur sot para mediave duke komentuar ndeshjen ndaj Teutës që skuadra e tij luan nesër, por edhe zërat e fundit që shprehën interesimin e Shpëtim Duros për të marrë drejtimin e bardhebluve.

“Sigurisht, kjo pauzë na erdhi në momentin e duhur pasi dihet që kemi pasur ndeshje një pas një dhe grupi nuk është se ka qenë i plotë. Mendoj se erdhi në momentin e duhur, lojtarët janë rikuperuar, freskuar le të themi, për pjesën e mbetur të kampionatit.

Për ne çdo ndeshje ka rëndësinë e vet, Teuta ka një skuadër simpatike që lufton. Ata kanë objektivat e tyre dhe ne tonat, do jetë ndeshje e bukur për t’u shijuar. Por do të kërkojmë maksimumin pasi dihet që kemi objektiva madhor.

Kampionati është drejt fundit, nuk ka edhe shumë ndeshje, secila ka rëndësinë e vet. Fitorja me Dinamon na ktheu pak anën psikologjike që ishte pak e rënduar. Besoj që kjo do të jetë vazhdimësia e asaj me Dinamon dhe shpresoj të dalim me rezultat pozitiv.

Çdo skuadër kur fiton ndeshje, ana psikologjike rritet, është e dukshme që pas ndeshjes me Dinamon dhe shpresojmë ta pasqyrojmë nesër me Teutën.

Secila skuadër ka objektivat e saj, ne kemi tonin, që nuk e vendos unë tani, por është vendosur që në fillim të kampionatit. Një pikë nga vendi i katërt nuk është shumë por as pak, e rëndësishme është të bëjmë ndeshjet tona dhe të shohim se çfarë bëjnë kundërshtarët. Përveç Micit me kartonë e Metës së dëmtuar, të tjerët janë gati.

Interes nga Shpëtim Duro për Tiranën? Unë nuk jam pronari i Tiranës, kushdo mund të shfaqë interes. Këto janë dëshira të secilit, për mua nuk përbën problem”, tha Fagu para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat