Fjalët e para të shqiptarit pas nënshkrimit me ekipin nga Mostari

Futboll

Fjalët e para të shqiptarit pas nënshkrimit me ekipin nga Mostari

Nga: K.G.. Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:36
Abdurrahimi

Futbollisti 33-vjeçar, ish pjesë e Maqedonisë së Veriut, kalon në ekipin Zrinjski nga Mostari për fundin e sezonit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Besar Abdurrahimi dje edhe zyrtarisht është bërë futbollisti i ri i Zrinjskit. 

Ish - lojtari i Apollon Limassolit kaloi si lojtar i lirë pas ndarjes me klubin qipriot në janar, shkruan mediumi boshnjak “Osllobogjenje”.

“Ata janë vërtet të mrekullueshëm.

Një grup cilësor djemsh, të udhëhequr në mënyrë të shkëlqyeshme.

Më vjen mirë që jam pjesë e kësaj skuadre dhe do të jap maksimumin që ta ndihmoj skuadrën të arrijë objektivat e saj”,- tha Abdurrahimi.

“Jam në formë të mirë, kam luajtur afër 20 ndeshje këtë sezon.

Në fund të muajit të parë e ndërpreva kontratën në Qipro dhe vij i kënaqur këtu”, tha Abdurrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat