Plot 7 lojtarë në dyshim për sfidën ndaj Arsenal

Futboll

Plot 7 lojtarë në dyshim për sfidën ndaj Arsenal

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:39
Manchester City

Skuadra e Manchester City do të luajë në fundjavë një ndeshje tepër të rëndësishme, atë kundër Arsenal.

Trajneri Pep Guardiola është me dhimbje koke për faktin se një listë e konsiderueshme është bërë me lojtarë që janë në pikëpyetje për sfidën ndaj “Topçinjve”.

Plot shtatë lojtarë janë në mëdyshje për këtë betejë të ashpër trofeu të Premier League.

Akanji, Walker, Stones, Ederson, De Bruyne, Grealisht dhe Nunes janë emrat e lojtarëve që vuajnë nga dëmtimet.

Një pjesë e mirë e këtyre lojtarëve pësuan lëndime gjatë miqësoreve me kombëtaret e tyre përkatëse ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat