Mesazhi i Granit Xhakës

Futboll

Mesazhi i Granit Xhakës

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:48
Granit Xhaka

Federata e Futbollit e Zvicrës ka zbuluar të enjten fanellat për Kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.

Kapiteni Granit Xhaka ka thënë se mezi pret t’i veshë gjatë “Euro 2024”.

Ai shpreson të ketë Evropian të suksesshëm me Zvicrën.

“Pas xhirimit, mezi pres që së shpejti të vesh fanellat e reja në fushë.

Më bëri përshtypje të veçantë dizajni elegant i fanellës që do ta bartim si vendës.

Së bashku me tifozët tanë do të japim gjithçka për të përjetuar një Evropian të suksesshëm këtë verë”, ka thënë Xhaka për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Emri i Zvicrës në fanellë është shkruar në katër gjuhët zyrtare – gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe rumanisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat