Felipe Melo, i ashpër ndaj për**unuesve Robinho dhe Dani Alves

Futboll

Felipe Melo, i ashpër ndaj për**unuesve Robinho dhe Dani Alves

Më: 28 mars 2024 Në ora: 15:55
Brazili

Në Brazil ka “tokë të djegur” rreth dy ish-idhujve kombëtarë si Robinho dhe Dani Alves: të dy të dënuar për përdhunim, të dy të braktisur nga një pjesë e madhe e opinionit publik, por edhe e botës së futbollit. Fillimisht Federata Braziliane e Futbollit, e cila pak ditë më parë ka lëshuar një deklaratë shumë të ashpër ku flet për “perversitete” të kryera në mënyrë “të turpshme”.

Po kështu, shumë i ashpër është treguar edhe dikush që ka luajtur me të dy në kombëtaren braziliane, por që tani nuk heziton të dëshmojë përbuzjen ndaj tyre, qoftë edhe me tone kërcënuese: “Po të kishte qenë vajza ime në vendin e të përdhunuarve prej tyre, do t’i kisha qëruar ndryshe hesapet me to.

Mendoj se nuk do të isha këtu për të dhënë këtë intervistë”, – tha Felipe Melo për “Globo Esporte”. Pra, ai del hapur në mbështetje publike të dy vajzave, që ishin viktima të abuzimit seksual të ish-futbollistëve të njohur brazilianë.

Në moshën 40-vjeçare, ish-mesfushori i Fiorentinës, Juventusit dhe Interit, ende luan në nivel të lartë, te Fluminense. Me këtë të fundit fitoi “Copa Libertadores” vitin e kaluar. Melo veshi fanellën e kombëtares së Brazilit për dy vite, 2009-2010, me Robinhon dhe Alves në dhomën e zhveshjes me të.

Asgjë nuk e pengon të thotë atë që mendon, duke mos u rreshtuar me ata që preferojnë të mos mbajnë anën për këtë çështje: “Duke qenë se askush nuk është i detyruar të flasë për këtë temë, nuk shoh ndonjë problem për ta bërë këtë si baba i një vajzë 15-vjeçare. Nëse do të kishte qenë vajza ime, nuk mendoj se do të isha këtu për ta dhënë këtë intervistë (nënkupton burgun, si vrasës). Mendoj se qeniet njerëzore duhet të respektohen, si gratë, ashtu edhe burrat”.

Edhe pse është i zemëruar me dy ish-futbollistët e dënuar për dhunë seksuale (Robinho përfundimisht, Dani Alves në shkallë të parë, me mundësinë e apelimit), Melo beson se të dyve duhet t’iu jepet mundësia për t’u riintegruar, pasi të kenë kryer dënimet:

“Futbolli nuk do t’i lejojë të luajnë më, por as nuk do t’ua mbyllë dyert, pasi të kenë paguar për atë që kanë bërë.

Sipas ligjit, duhet të paguajnë.

Në fakt unë mendoj se dënimi i tyre është i lehtë. Dani Alves tashmë është liruar nga burgu.

Imagjinoni çfarë ndjen vajza viktimë dhe prindërit e saj.

Ne kemi për detyrë të edukojmë fëmijë që kjo të mos ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat