Lojtari nga Anglia ia kujton Silvinjos, Anis Mehmeti me fanellën e Shqipërisë

Futboll

Lojtari nga Anglia ia kujton Silvinjos, Anis Mehmeti me fanellën e Shqipërisë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 16:10
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti është një prej legjionarëve që vëzhgohet me kujdes nga ana e Silvinjos, por njëkohësisht edhe tifozët shqiptarë.

Ky futbollist është pjesë e Championship, futbollit në Angli që jo vetëm është atraktiv, por skuadrat në këtë kampionat mund të përballen denjësisht me ato të ligave më të forta në Europë.

Aktualisht Mehmeti është pjesë e Bristol City. Ky sulmues ka pasur shumë lëkundje në karrierën e tij, por në kohët e fundit performancat kanë qenë në ngritje. Megjithatë Anisi mungoi në miqësoret e marsit.

Nëpërmjet një postimi të fundit në “Instagram”, Mehmeti ka kujtuar ndeshjen që ka zhvilluar mes Shqipërisë dhe Polonisë duke i lënë mbishkrimin: “Përpara një viti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat