Calabria: Le të jemi të sinqertë, Inter e meriton titullin!

Futboll

Calabria: Le të jemi të sinqertë, Inter e meriton titullin!

Më: 28 mars 2024 Në ora: 17:15
Davide Calabria

Inter është shkëputur në krye të Serie A, teksa zikaltërit presin vetëm matematikën per të festuar titullin e 20 në histori.

Juventus dhe Milan, nuk mundën ta ndalin skuadrën e Simone Inzaghit, teksa së fundmi Davide Calabria i Milan thekson se Inter e meriton titullin.

“Ne donim titullin në fillimin e sezonit, por duhet ta pranojmë se Inter ka zhvilluar një sezon të çmendur, të jashtëzakonshëm.

Ne nuk jemi keq, po bëjmë më të mirën e mundshme.

Është ende herët për të thënë se Inter do e fitojë titullin në derbi, ka ndeshje përpara dhe ne do të bëjmë gjithçka që ai skenar të mos realizohet”, u shpreh Calabria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat