Shtatë gola në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Lushnja mposht Vorën

Futboll

Shtatë gola në ndeshjen e Kategorisë së Parë, Lushnja mposht Vorën

Më: 28 mars 2024 Në ora: 17:17
Foto ilustrim

Lushnja fitoi me rezultatin 4-3 përballë Vorës në ndeshjen përmbyllëse të javës së 26 në Kategorinë e Parë. 90-minutat në Roza Haxhiu dhuruan emocione teksa në pjesën e parë u shënuan tre gola.

Ishin miqtë që shënuan dy gola brenda katër minutas (17 dhe 21) me autorë Raboshtën dhe Qardakun ndërsa vendasit shkurtuan diferencat me Cankën në minutat shtesë.

Në fraksionin e dytë, Lushnja mori përsipër frenat e ndeshjes, duke shënuar tre gola me autorë Preknikën, Cankën, Leroux ndërsa për Vorën shkurtoi diferencat Xhebrahimi në të 92-tën.

Përfundimisht, ndeshja u mbyll me shifrat 4-3, teksa Lushnja pas kësaj fitoreje mban vendin e shtatë me 31 pikë, ndërsa Vora koleksionoi humbjen e tretë radhazi dhe mbetet në vendin e katërt me 45 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat