Albion Rrahmani duket se po kalon sezonin e parë dhe të fundit te Rapidi

Futboll

Albion Rrahmani duket se po kalon sezonin e parë dhe të fundit te Rapidi

Më: 28 mars 2024 Në ora: 17:38
Albion Rrahmani

Albion Rrahmani duket se po kalon sezonin e parë dhe të fundit te Rapidi nga Bukureshti.

Trajneri i skuadrës rumune, Cristiano Bergodi, ka lënë të nënkuptohet se sulmuesi kosovar do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.

Ai gjithashtu vlerësoi lart ish-sulmuesin e Ballkanit.

“Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm.

Është normele që ai ka oferta. Nuk mendoj nëse ai largohet. Janë 9 ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar. Natyrisht ai do të largohet në verë.

Është e mundur të largohet. Ai duhet të mendoj për një sezon të mirë që të mbetet në kujtesën e trajnerëve dhe klubeve”, ka deklaruar Bergodi.

Rrahmani po kalon formë fantastike me Rapidin, duke kontribuar me 16 gola dhe tri asistime në 21 paraqitje.

23-vjeçari ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Bazuar në raportimet nga mediat rumune, Rapidi synon të fitojë së paku 8 milionë euro nga shitja e tij.

Së fundi ishte raportuar së në mesin e klubeve të interesuara për Albion Rrahmanin është edhe klubi i madh anglez, Aston Villa..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat