Shkëndija në Tetovë përballen me Bregallnicën

Futboll

Shkëndija në Tetovë përballen me Bregallnicën

Më: 28 mars 2024 Në ora: 17:50

Shkëndija e Tetovës janë kompletuar në stërvitje pas kthimit të reprezentuesve, derisa të dielën në Tetovë përballen me Bregallnicën.

"Ekipi vazhdon punën për ndeshjen e të dielës me Bregallnicën në Tetovë në xhiron e 25-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Praktikisht kampionati kthehet pas dy javëve pauzë shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese.

Pasi munguan në stërvitjet me klubin duke qenë të grumbulluar me moshat e vendit, prej sot grupit i janë ribashkuar Vane Krstevski, Reshat Ramadani, Lorik Jakupi e Anes Meliqi.

Shkëndija shikon para për të nisur një seri fitoresh në 9 ndeshjet e mbetura kampionale", njofton KF Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat