Arsenal e Manchester United pas “yllit” belg

Futboll

Arsenal e Manchester United pas “yllit” belg

Më: 28 mars 2024 Në ora: 18:33
Amadou Onana

Prej 2 sezonesh tashmë, mesfushori belg, Amadou Onana është duke shkëlqyer, te “Blutë” e Everton, teksa ka arritur të tërheqë vëmendjen e një sërë ekipesh “gjigante”, si në Premier League, por edhe jashtë saj, mirëpo duket se e ardhmja e “yllit” 22-vjeçar lidhet ngushtë, me elitarët e kampionatit anglez të futbollit.

Për kartonin e tij interesohen “Djajtë e Kuq” të Manchester United, si dhe “Topçinjtë” e Arsenal, me skuadrën e teknikut, Erik ten Hag, që nuk bind në mesfushë dhe me bordin e Manchester, që nuk është aspak i kënaqur, me performancat e Amrabat, por edhe me brazilianin,

Casemiro drejt largimit, belgu shihet si një opsion perfekt, për repartin e “dirigjimit” të lojës.

Në krahun tjetër, “Londinezët” e teknikut, Mikel Arteta sapo afruan në merkaton e verës, një mesfushor elitar, siç është edhe Declan Rice, mirëpo, duke se kaq nuk mjafton, me teknikun spanjoll, që dëshiron të pozicionojë në fushë 22-vjeçarin, në vend të “fantazistit” gjerman, Kai Havertz, me këtë të fundit, që ende nuk e ka një pozicion “të fiksuar” dhe për këtë arsyde dëshorin afrimin e Onana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat