Vlerësohet procesi i zhvillimit të futbollit për vajzat në Kosovë

Futboll

Vlerësohet procesi i zhvillimit të futbollit për vajzat në Kosovë

Më: 28 mars 2024 Në ora: 18:35
Një foto e përbashkët

Procesi i zhvillimit të futbollit për vajzat në Kosovë, veçanërisht ai te KFV Prishtina, është vlerësuar prej delegacionit nga “Fondacioni për Fëmijë” të UEFA-së, Hakan Sjostrand dhe Carine Nkoue, të cilët janë pritur sot nga Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Aliti. 

Sipas njoftimit nga KOK, Aliti duke falënderuar mysafirët për vizitën, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e futbollit të vajzave në Kosovë, si dhe në projekte tjera të masivizimit të futbollit dhe sportit në Kosovë.

"Sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, ka pritur sot delegacionin nga “Fondacioni për Fëmijë” të UEFA-së, Hakan Sjostrand dhe Carine Nkoue, të cilët shoqëroheshin nga udhëheqësja e KFV “Prishtina”, Armenda Filipaj. Sekretari Aliti duke falënderuar mysafirët për vizitën, shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në zhvillimin e futbollit të vajzave në Kosovë, si dhe në projekte tjera të masivizimit të futbollit dhe sportit në Kosovë", ka njoftuar KOK.

"Sjostrand, që është ish-sekretar i përgjithshëm i Federatës Suedeze të Futbollit, u shpreh mirënjohës për mikpritjen, derisa vlerësoi lartë procesin e zhvillimit të futbollit të vajzave në Kosovë, me theks të veçantë KFV Prishtina".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat