Mehmeti me mungesa ndaj korçarëve

Futboll

Mehmeti me mungesa ndaj korçarëve

Më: 28 mars 2024 Në ora: 18:37
Marku

Dinamo do të presë në “Niko Dovana” skuadrën e Skënderbeut, takim që do të luhet ditën e shtunë në orën 18:00.

Një duel mjaft delikat mes të dyja ekipeve që do të përplasin “brirët” për fitoren, e cila është shumë e rëndësishme për “Final Four”.

Skuadrat prej ditësh kanë vazhduar përgatitjet për këtë takim, me “Blutë” që kanë bërë gati edhe “kurthin” për korçarët. Dritan Mehmeti do të ketë rikthime të rëndësishme në ekip si Gudiaby, ndërsa po ashtu do të ketë edhe mungesa.

Ndaj “Ujqërve të Dëborës” do të mungojë Albion Marku.

Ky i fundit ka një tërheqje muskulore të gradës së parë.

Në këto kushte do t’i duhen disa ditë për t’u rikuperuar dhe kështu do të humbasë duelin me korçarët, por njëkohësisht rrezikon edhe sfidën e prapambetur me Teutën që do të luhet me 3 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat