Tare: Jam gati të rikthehem, ja kriteret për klubin e ardhshëm!

Futboll

Tare: Jam gati të rikthehem, ja kriteret për klubin e ardhshëm!

Më: 28 mars 2024 Në ora: 19:06
Igli Tare

Igli Tare, ish-futbollisti i kombëtares rikthehet të flasë për periudhën e kohës kur mbulonte rolin e drejtorit sportiv te Lazio.

Tare, në një intervistë për “La Lazio siamo noi”, theksoi se aventurën në klubin kryeqytetas nuk e mbylli për shkak të një konflikti me presidentin Claudio Lotito ndërsa shtoi se është gati t’i rikthehet profesionit në çdo klub që ka ambicie dhe është konkurrues.

“Nuk u largova nga Lazio për shkak të ndonjë konflikti, e kisha lajmëruar më herët se do të largohesha nga Lazio pasi kisha nevojë për një pauzë.

Për mua ishte shumë e rëndësishme që ta lija Lazion në nivele të larta, kur unë e mora përsipër detyrën te kryeqytetasit, klubi ishte në një situatë krejtësisht ndryshe.

Lazio do të mbetet përgjithmonë një eksperiencë shumë e veçantë për mua. Nga ana tjetër, jam gati të rikthehem në detyrë, për mua nuk ka shumë rëndësi emri i klubit. Mjafton të jetë një klub me ambicie dhe që kërkon të rrisë futbollistët, e që gjithashtu synon pjesëmarrjen në Kupat e Europës pasi kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh Tare..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat