Ky është klubi që po afron miliona euro për Jasharin 

Futboll

Ky është klubi që po afron miliona euro për Jasharin 

Nga: K. Goca Më: 28 mars 2024 Në ora: 19:25
Ardon Jashari

Futbollisti Ardon Jashari pritet të largohet nga FC Luzern në verë dhe të transferohet në Club Brugge në Belgjikë, raporton mediumi zviceran “Blick”.

Jashari ka dashur që të largohet nga Luzerni qysh verën e kaluar. 

Luzerni refuzoi dhe nuk lejoi mesfushorin të kalonte te rivalët e tyre në ligë, Baseli. 

Tashmë plani i drejtorit sportiv të Luzernit, Remo Meyer, me sa duket po funksionon: Jashari po lëviz jashtë Zvicrës dhe me siguri do të sjellë një shumë rekord në arkat e klubit të Luzernit.

Sipas gazetarit sportiv Sacha Tavolieri, Club Bruges po afron gjashtë milionë euro plus bonuse – ky do të ishte një rekord për klubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat