Iniesta kthehet të shënojë pas 5 muajsh, shqiptari dhe shokët e tij i prishin festën

Futboll

Iniesta kthehet të shënojë pas 5 muajsh, shqiptari dhe shokët e tij i prishin festën

Më: 28 mars 2024 Në ora: 22:09
Taulant Seferi

Taulant Seferi është thyer sot përsëri në fushën e lojës, këtë herë me skuadrën e Bani Jas në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares.

Dhe ndeshja e sotme ka qenë paksa më e veçantë, pasi përballë kishte një ikonë të futbollit botëror si Andres Iniesta.

Ky i fundit është pjesë e Emirates Klub ku po mundohet që të vërë eksperiencën e tij në ndihmë të kësaj skuadre.

Por pa shumë sukses pasi ekipi noton në ujëra të turbullta në renditje e rrezikon rënien.

Sot, Iniesta tregoi se ka ende klas pavarësisht moshës, duke shënuar golin e avantazhit pas një asisti të një tjetër ish-lojtari të njohur spanjoll, Pako Alkaser.

Por Iniesta nuk mundi t’i gëzohej siç do të dëshironte golit që i mungonte prej 5 muajsh, pasi ekipi i Seferit përmbysi sfidën në pjesën e dytë duke fituar me shifra 2-1. Kështu, Emirates Klub mbetet në vendin e parafundit në renditje, me vetëm 8 pikë pas 16 javësh kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat