Napoli kërkon sakrificën e Kvaratskhelias për sfidën ndaj Atalantës

Futboll

Napoli kërkon sakrificën e Kvaratskhelias për sfidën ndaj Atalantës

Më: 28 mars 2024 Në ora: 23:24
Kvicha Kvaratskhelia

Sulmuesi anësor i Napolit, Kvicha Kvaratskhelia u ka dhënë fund festimeve për sigurimin e kualifikimit në Euro 2024 me Gjeorgjinë e tij dhe është rikthyer në Itali, ku po përpiqet të rikuperojë për ndeshjen ndaj Atalantës, e planifikuar për mesditën e të shtunës.

Kvaratskhelia është kthyer nga Gjeorgjia me një problem muskulor dhe është në dyshim të fortë për ndeshjen e të shtunës, teksa media pranë klubit të Napolit raporton se testi final pritet të kryhet të premten, aty ku do të vendoset nëse do të grumbullohet apo jo për sfidën ndaj Atalantës.

Kjo përballje është mjaft e rëndësishme për Napolin, që ka ende shpresa matematike për të synuar një vend në zonën Champions, teksa trajneri Calzona dhe të tijtë e kanë të qartë se pa fitoren ndaj bergamaskëve, ky mision do të merrte fund njëherë e mirë.

Pikërisht për këtë arsye, synohet sakrifica e Kvaratskhelias, megjithatë plani B është gjithmonë gati dhe bëhet fjalë për sulmuesin italian Raspadori, që mund ta nisë nga minuta e parë nëse gjeorgjiani nuk ia del.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat