Paolo Maldini drejt Premier League, e kërkon Newcastle

Futboll

Paolo Maldini drejt Premier League, e kërkon Newcastle

Më: 29 mars 2024 Në ora: 11:41
Paolo Maldini

Në kampin e Newcastle është e sigurt që Dan Ashworth, drejtori aktual sportiv i klubit, do të vazhdojë karrierën te Manchester United.

Për këtë arsye pronarët e klubit kanë nisur të kërkojnë një menaxher të ri të zonës teknike.

Lidhur me këtë, shkruan gazeta “The Independent”, në shënjestrën e klubit anglez janë dy emra. I pari është ai i Hugo Vianës, arkitekti i Sportingut të Lisbonës, lider aktual i kampionatit portugez, ndërsa tjetri është një legjendë e Milanit si Paolo Maldini.

Ish-kapiteni i kuqezinjve ka qëndruar pushim që nga 6 qershori 2023 kur u zyrtarizua fundi i marrëdhënies së tij me Milanin. Ndërprerje e shkaktuar nga një ndryshim i thellë pikëpamjesh me RedBird, fondin amerikan që drejtohet nga Gerry Cardinale dhe që ka në pronësi Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat