Allegri: Kualifikimi në Champions kërkon 70 pikë

Futboll

Allegri: Kualifikimi në Champions kërkon 70 pikë

Më: 29 mars 2024 Në ora: 12:35
Allegri

“Unë tashmë e kam ngrënë vezën e Pashkëve, sepse nuk më mungon asnjëherë çokollata çdo ditë…” Massimiliano Allegri gjen ironinë e kohëve më të mira për të provuar të dalë nga momenti i vështirë.

Vetëm një fitore në 8 ndeshjet e fundit, me vetëm 7 pikë të grumbulluara. Juventusi e rinis kampionatin kundër Lazios, kundërshtar dy herë në 4 ditë, mes Serie A dhe ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë. Nesër e nis me kampionatin, në shtëpinë e bardhekaltërve.

“Kundër Lazios, – nënvizon trajneri bardhezi, – nis sprinti final. Do të gjejmë një Lazio pak më ndryshe nga ajo e Sarrit. Tudor bëri shumë mirë në Marsejë dhe ndryshimi i trajnerit sigurisht që do t’i japë diçka skuadrës bardhekaltër.

Duhet të jemi gati dhe të luajmë mirë teknikisht. Lazio ka shumë lojtarë cilësorë, nga Felipe Anderson te Luis Alberto”.

Skuadra duhet të qëndrojë e qetë, është normale që kur mungojnë rezultatet duhet të bëjmë diçka më shumë për të rifituar entuziazmin.

Këto 55 ditë të mbetura duhet të jenë stimul për të gjithë ne, për të arritur objektivin e Kupës së Italisë dhe rikthimin në Europë, që ka rëndësi.

Për t’u kualifikuar në Champions League do të nevojiten 70 pikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat