Kosova e Dusseldorfit me hapa të sigurt po shkon drejt Landesliga-s.
Lajmi më i bukur i ditës është se djelmoshat kuqezi hoqën qafesh edhe një rival të madh në luftë për kreun e tabelës.
Duket se i vetmi rival që e ndjek këmbë pas këmbës është TSV Eller 04.
Kosova
Kosova udhëheq me 62 pikë sa ka edhe TSV Eller 04 në vend të dytë pas javës 25 të Bezirksliga.
Kosova dëshmoi veten se janë kandidati kryesor me fitoren në derbin e madh duke e mposhtur me rezultat 5:3 DJK Gnadental-i, në kuadër të javës së 24-të.
“Bashkë më të fortë se kurrë!
Ndeshja kundër kundërshtarit direkt për inkuadrim në Landesliga DjK Gnadental ishte thjesht ndeshje perfekte nga djelmoshat tanë.
Me një rezultat 5:3 ndeshja shte një nga ndeshjet më të mira këtë sezon.
Me golat e shënuar nga Qlirim Kashtanjeva (6’) Derman Disbudak (7’ 54’) Ferdi Acar (25’) dhe Max Stellmach (58’) skuadra jonë merr tre pikë të vlefshme për vazhdimësinë e ligës.
Faleminderit për atmosferën e zjarrtë nga të gjithë përkrahësit”, njofton FC Kosova.
Pesë vendet e para
1.FC Kosova 25 19 5 1 80:25 62
2. TSV Eller 04 25 20 2 3 84:40 62
3. DJK Gnadental 25 18 3 4 99:40 57
4. SG Benrath-Hassels 25 18 2 5 68:32 56
5. DJK Sparta Bilk 25 13 4 8 91:40 51 43