Kosova e Dusseldorfit hoqi qafesh edhe një rival direkt për kreun e tabelës

Futboll

Kosova e Dusseldorfit hoqi qafesh edhe një rival direkt për kreun e tabelës

Nga: K.Goca Më: 29 mars 2024 Në ora: 12:54
Kosova

Kosova e Dusseldorfit me hapa të sigurt po shkon drejt Landesliga-s. 

Lajmi më i bukur i ditës është se djelmoshat kuqezi hoqën qafesh edhe  një rival të madh në luftë për kreun e tabelës.          

Duket se i vetmi rival që e ndjek këmbë pas këmbës është TSV Eller 04.

Image

Kosova

Kosova udhëheq me 62 pikë sa ka edhe TSV Eller 04 në vend të dytë pas javës 25 të Bezirksliga.   

Kosova dëshmoi veten se janë kandidati kryesor me fitoren në derbin e madh duke e mposhtur me rezultat 5:3 DJK Gnadental-i, në kuadër të javës së 24-të.

“Bashkë më të fortë se kurrë!

Ndeshja kundër kundërshtarit direkt për inkuadrim në Landesliga DjK Gnadental ishte thjesht ndeshje perfekte nga djelmoshat tanë.

Me një rezultat 5:3 ndeshja shte një nga ndeshjet më të mira këtë sezon.

Me golat e shënuar nga Qlirim Kashtanjeva (6’) Derman Disbudak (7’ 54’) Ferdi Acar (25’) dhe Max Stellmach (58’) skuadra jonë merr tre pikë të vlefshme për vazhdimësinë e ligës.

Faleminderit për atmosferën e zjarrtë nga të gjithë përkrahësit”, njofton FC Kosova.

Pesë vendet e para

1.FC Kosova 25    19    5    1    80:25    62
2. TSV Eller 04    25    20    2    3    84:40    62
3. DJK Gnadental 25    18    3    4    99:40    57
4. SG Benrath-Hassels 25    18    2    5    68:32    56
5. DJK Sparta Bilk    25    13    4    8    91:40    51    43

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat