Kapiteni i Dritës, vazhdon rikuperimin nga lëndimi

Futboll

Kapiteni i Dritës, vazhdon rikuperimin nga lëndimi

Më: 29 mars 2024 Në ora: 14:55
Rron Broja

Kapiteni i Dritës, Rron Broja nuk është paraqitur në dy ndeshjet e fundit të Dritës.

Fillimisht duke munguar në derbin e qytetit, ku Drita dhe Gjilani ndanë pikët, më pas duke mos qenë në ndeshjen miqësore ndaj Aaraus në Zvicër, shkruan Gazeta Olle.

Broja i cili është nga lojtarët kryesor të bardhekaltërve, ishte lënduar në fundin e pjesës së parë ndaj Feronikelit, ndeshje e cila përfundoi me fitoren e ‘Intelektualëve’ në Drenas, me rezultatin 0-1.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mitrovicasi ka bërë të ditur se është duke vazhduar rehabilitimin nga lëndimi në hamstring.

Drita do të takohet me Malishevën, në xhiron e 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, ndërsa rikthimi i kapitenit në formacioni startues, nuk pritet të ndodh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat