Ky llogaritet si zëvendësues i Xherdan Shaqirit! Mediumi zviceran ka një lajm të keq për dy shqiptarët e Kosovës 

Futboll

Ky llogaritet si zëvendësues i Xherdan Shaqirit! Mediumi zviceran ka një lajm të keq për dy shqiptarët e Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 29 mars 2024 Në ora: 15:26
Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, më 17 maj do të nominojë skuadrën e tij për në Kampionatin Evropian dhe në fillim të qershorit do të dihet lista me 23 futbollistë që do të shkojnë në Gjermani. 

Mediumi zviceran “Blick” tregon se kush ka gjasa.

“Me dy paraqitje të mira kundër Danimarkës dhe Irlandës, Dan Ndoye kaloi nga një kandidat i dobët në një titullar të rregullt.

Përveç kësaj, Vaudois është i paracaktuar për sistemin 3-4-2-1 si një lojtar qoftë në të djathtë apo në të majtë. Michel Aebischer është i gjithanshëm dhe një lojtar skuadre që është gjithashtu i rëndësishëm.

Zeki Amdouni është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit zviceran dhe është një zëvendësues i mirë i Xherdan Shaqirit. Pavarësisht një sezoni të vështirë me Burnley-n, Yakin do të vë bast për të.

Bileta e Kampionatit Evropian është e garantuar: Michel Aebischer, Manuel Akanji, Zeki Amdouni, Nico Elvedi, Breel Embolo, Remo Freuler, Gregor Kobel, Dan Ndoye, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Xherdan Shaqiri, Yann Sommer, Ruben Vargas, Silvan Widmer, Granit Xhaka, Denis Zakaria.

Për biletën e Kampionatit Evropian duhet të presin: Eray Cömert, Edimilson Fernandes, Ulisses Garcia, Kevin Mbabu, Joël Monteiro, Yvon Mvogo, Noah Okafor, Beqir Omeragiq, Jonas Omlin, Haris Seferoviq, Vincent Sierro, Renato Steffen, Filip Ugrinic, Steven Zuber.

Do të jetë vështirë për të shkuar në  Kampionatin Evropian për futbollistët Uran Bislimi, Christan Fassnacht, Cedric Itten, Ardon Jashari, Philipp Köhn, Dereck Kutesa, Jordan Lotomba, Dominik Schmid, Fabian Rieder, Djibril Sow, David von Ballmoos, Andi Zeqiri”, - shkruan mes të tjera mediumi zviceran.

Një lajm i keq për dy shqiptarët e Kosovës, Bislimi dhe Zeqiri, të cilët mund të mbesin jashtë Euro 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat