Hoeness: Nuk vjen te Bayern Munih

Futboll

Hoeness: Nuk vjen te Bayern Munih

Më: 29 mars 2024 Në ora: 16:08
Alonso

Uli Hoeness ka qenë trajner i Bayernit për një kohë të gjatë dhe më pas president i klubit dhe sigurisht që është një person që ka lidhje të forta në klubin gjerman dhe e njeh shumë mirë situatën në futbollin gjerman.

Në një intervistë për “BR24”, ish-trajneri i Bayernit tha: “Unë personalisht, të gjithë ne, e vlerësojmë shumë Xabi Alonson, por nuk duhet të harrojmë se ai tani po stërvit një klub që aktualisht është në proces për t’u bërë kampion.

Ai ka shumë për të falënderuar këtë klub dhe duke e njohur atë, nuk do ta lërë aty dhe kam besim se do të vazhdojë punën e tij në Leverkusen.

Nëse Alonso do të kishte më shumë sukses për dy ose tre vjet, ndoshta do të ishte më e lehtë për ta larguar atë nga atje, por ky është praktikisht viti i parë dhe i vetëm i vërtetë për të dhe ai nuk dëshiron të largohet menjëherë”, thotë Hoeness.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat