Suhareka në krye, Dinamo e tronditur 

Futboll

Suhareka në krye, Dinamo e tronditur 

Nga: K.Goca Më: 29 mars 2024 Në ora: 16:54
Suhareka

Suhareka ka triumfuar me rezultat 2:1 në derbin ndaj Dinamos në Ferizaj.

Ndeshje me dy pjesë të ndryshme, në të parën Dinamo udhëhoqi me 1:0 me golin e futbollistit Drilon Sadiku në minutën e 10-të. 

Pjesa e dytë ishte në favor të Therandës, ku Astrit Berisha (60') dhe Mevlan Zeka nga penalltia (82') shënuan për fitoren e udhëtuesve me 1:2.

Suhareka merr kreun e tabelës me 38 pikë pas javës së 20-të në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, duke lënë pas Dinamon me 37 sosh.  

Suhareka në krye, Dinamo e tronditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat