Teuta “turpëron” Tiranën, Vllaznia “ngec” ndaj Erzenit

Futboll

Teuta “turpëron” Tiranën, Vllaznia “ngec” ndaj Erzenit

Më: 29 mars 2024 Në ora: 21:12
Teuta

Mund të thuhet se është java e surprizave. Teuta dhe Erzeni kanë zhvilluar përballje spektakolare, në xhiron e 29-të, të elitës së futbollit shqiptar, Abissnet Superiore, teksa kanë arritur të marrin rezultate të mëdha, ndaj Tiranës e Vllaznisë, me “Djemtë e Detit”, që mundon “Bardheblutë”, me rezultatin 1;2, ndërsa “Shijakasit” barazuan 1:1, me “Kuqeblutë”.

Kështu, kryeqytetasit e Erbim Fagut kanë zhgënjyer edhe një herë këtë sezon, teksa u mundën, në “mitikun” e “Air Albania”, nga djemtë e Edi Martinit, me Artan Jazxhin e Klejdi Dacin, që shënuan në minutat 45’ e 51’, për të nxjerrë të “pavlefshëm” golin e Bruno Lulajt, të shënuar në minutën e 90’-të, të ndeshjes, si dhe për t’i dhënë fitores skuadrës së tyre.

Falë kësaj humbjeje, Tirana nuk arrin sërish të futet në zonën e “Final Four”, teksa ndodhet në kuotën e 39 pikëve, 1 më pak se Skënderbeu, i cili do të përballet nesër me Dinamon. Në krahun tjetër, Teuta ngjitet në kuotën e 34 pikëve, duke u shkëputur 3 pikë nga Laçi, si dhe duke qëndruar vetëm 2 pikë larg Dinamos.

Në krahun tjetër, “Kuqeblutë” e Qatip Osmanit, nuk ditën të ruanin avantazhin e siguruar nga “bomberi”, Bekim Balaj, në minutën e 29’-të të sfidës, gol i cili përkthehet në të 18-in sezonal, teksa vetëm 11 minuta më vonë Blazevic tund rrejtën e shkodranëve, në “Loro Boriçi”, duke barazuar përkohësisht rezultatin, rezultat, që më tej mbeti i pandryshuar deri në fund.

Në tillë situatë, Erzenit i duhej shumë një pikë ndaj një kundërshtari tejet të fortë, si Vllaznia, me “Shijakasit”, që ngjiten në kuotën e 31 pikëve, teksa ndodhen vetëm katër pikë Laçit, që ndodhet në zonën e “play off”-it për të rënë nga kategoria, ndërsa Vllaznia ngjitet në kuotën e 50 pikë, duke u shkëputur 4 nga Partizani dhe ndohet vetëm 4 pikë larg Egnatias,së vendit të parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat