Enrique: Jemi të shqetësuar

Futboll

Enrique: Jemi të shqetësuar

Më: 9 prill 2024 Në ora: 18:43
Enrique

Vëmendje maksimale në Madrid, Londër dhe Paris mes ditës së sotme dhe nesër në mbrëmje për ndeshjet e para çerekfinale të Champions League.

Pas sulmit në Moskë, Al-Azaim, një nga organet e propagandës së ISIS-it, kërcënoi se do të sulmojë katër stadiumet ku do të luhen ndeshjet e kupës nga sonte.

Një temë që padyshim ka zënë vend edhe në konferencat para ndeshjeve: "Kush nuk shqetësohet? Jemi të gjithë të shqetësuar. Shpresojmë se është diçka që do të jemi në gjendje ta kontrollojmë, se mbetet një kërcënim dhe asgjë nuk ndodh".

Kështu ka deklaruar Luis Enrique, trajneri i PSG-së në prag të ndeshjes kundër Barcelonës në Parc des Princes të Parisit. "Është një çështje e vështirë, siguria është një element i rëndësishëm për të gjithë, jo vetëm për lojtarët. Por ne duhet të përpiqemi të fokusohemi te futbolli”.

Luis Enrique më pas foli për kundërshtarin: “Nuk do të them pikën e dobët të tyre, janë në një periudhë të mirë, kanë përvojë. Është një ndeshje e vështirë dhe ka edhe një rivalitet që shpresoj të jetë i shëndetshëm , një shfaqje e bukur. Do të shohim dy ndeshje të mira futbolli”.  

"Për mua është një ndeshje e veçantë.

Në fund të fundit ne jemi profesionistë, por është e qartë që kam një marrëdhënie totale dashurie me Barcelonën. Jam i bindur se mund të fitoj tituj me PSG. Mbappe'?

Nuk dua të flas për individualitete, por në një nivel të përgjithshëm, jemi në një moment të madh. Unë shoh shumë përgjegjësi, ka entuziazëm dhe ambicie dhe një dëshirë të madhe për të luajtur kundër një Barcelone të madhe".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat