Malisheva ngadhënjen në Lipjan, Fushë Kosova e dorëzuar

Futboll

Malisheva ngadhënjen në Lipjan, Fushë Kosova e dorëzuar

Nga: K.G. Më: 14 prill 2024 Në ora: 16:52
Rilind Haziraj

Fushë Kosova është dorëzuar në luftë për të mbetur në elitën e futbollit të Kosovës.

Malisheva ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Fushës Kosovës, në takimin e javës së 29-të.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Për Malishevën shënuan: Haziraj (13'), Hazrollaj (54') e Mustafa (66') dhe për Fushë Kosovën realizoi Kojasheviq (48' - nga penalltia).

Fushë Kosova nuk e realizoi edhe një penallti në minutën e 61-të.

Malisheva zë vendin e katërt me 52 pikë e Fushë Kosova të 11-tin me sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat