Llapi barazon në Klinë, ngec për titull

Futboll

Llapi barazon në Klinë, ngec për titull

Nga: K.Goca Më: 14 prill 2024 Në ora: 16:55
Llapi

Llapi ka barazuar me rezultat 1:1 me Dukagjinin në Klinë, duke ngecur edhe në luftë për titullin e kampionit.

Mysafirët avancuan me rezultat 0:1 me golin e qendërmbrojtësit Bekteshit në minutën e  45+2.

Dukagjini pas shumë orvatjeve e barazuan rezultatin me golin e futbollistit Dallku në minutën e 66-të.

Ballkani kryeson me 59 pikë, pasojnë Drita me 57, Llapi 55, Malisheva 52, ndërsa Dukagjini zë pozitën e gjashtë me 37 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat