Struga Trim Lum dështon, barazon me Bregallnicën

Futboll

Struga Trim Lum dështon, barazon me Bregallnicën

Nga: K.G. Më: 14 prill 2024 Në ora: 17:19
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum ka barazuar me rezultat 2:2 me Bregallnicën e  Shtipit, në takimin e javës së 27-të të elitës së futbollit maqedonas.

Kampioni në fuqi dështoi si vendas, duke mos arritur më shumë se një pikë.

Për Struga Trim Lum shënuan Shabani (42’), Ibrahimi (85’ – nga penalltia) dhe për Bregallnicën Stojçevski (67’) e Selmani (72’).

Struga Trim Lum kryeson me 55 pikë, Shkupi 54, Shkëndija 52, ndërsa Bregallnica zë vendin e 11-të me 26 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat