Avdijaj rikthehet me gol pas suspendimit

Futboll

Avdijaj rikthehet me gol pas suspendimit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 17:30
Donis Avdijaj

Donis Avdijaj ka shënuar gol në rikthimin e tij pasi ishte i suspenduar në dy ndeshjet e kaluara për shkak të kartonit të kuq.

Avdijaj të dielën realizoi gol në disfatën e Hartbergut në shtëpi nga Sturm Grazi me rezultatin 3:1.

Avdijaj, që tani ka shtatë gola në Bundesligën austriake, e shënoi golin për 2:1 në minutën e 73-të, në ndeshjen e xhiros së 26-të.

Hartbergu është në grupin që po lufton për titull kampioni, por aktualisht ka 18 pikë në vendin e gjashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat