Egnatia i jep leksion dhe bën formalitet vendin e parë

Futboll

Egnatia i jep leksion dhe bën formalitet vendin e parë

Më: 14 prill 2024 Në ora: 18:14
Pamje nga ndeshja

Egnatia i jep leksion dhe bën formalitet vendin e parë!

Egnatia ka bërë një hap edhe më të sigurt drejt blindimit të vendit të parë në fund të sezonit të rregullt, teksa ka mposhtur me shifrat 2-1 Partizanin në një ndeshje në Rrogozhinë ku ka dominuar pjesën më të madhe të lojës.

Rrogozhinasit kanë dhuruar një lojë shumë të mirë duke mos lejuar në asnjë moment të kuqtë të shfaqeshin rrezikshëm në pjesën ë parë, teksa me dy aksione të shkëlqyera shënuan me anë të Montenegros për të vënë kontrollin e plotë mbi ndeshjen.,

Një gol i Skukës në minutën e 80 zgjoi të kuqtë të cilët krijuan disa raste, por nuk ia dolën që të shënonin dhe në fund, u larguan kokulur nga stadiumi i Rrogozhinës me një distancë prej 9 pikësh nga vendi i parë që tashmë duket i pakapshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat