Granit Xhaka shpërthen, në histori me Bayerin

Futboll

Granit Xhaka shpërthen, në histori me Bayerin

Nga: K.Goca Më: 14 prill 2024 Në ora: 19:24
Granit Xhaka

Bayer Leverkuseni edhe zyrtarisht është kampioni i ri i Gjermanisë. 

Bayer siguroi titullin pesë javë pa ra perdja e kampionatit gjerman. .

Bayer ka treguar lojë të madhe duke e demoluar me rezultat 5:0 Werder Bremenin

Granit Xhaka ka shënuar në minutën e 60-të.

Xhaka ka shënuar supergol nga rreth 25 metra.

Për Bayer shënuan Noniface (25'), Xhaka (60'), Wirtz (68', 83' e 90’). Xhaka është paraqitur titullar duke treguar lojë të madhe.

Ai është zëvendësuar në minutën e 77-të.

Bayer kryeson me 79 pikë e ka 16 më shumë se Bayerni në vend të dytë dhe Wedreri renditet në pozitën e 12-ttë me 31 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat