Mehmeti zbulon detaje nga kontrata me klubin

Futboll

Mehmeti zbulon detaje nga kontrata me klubin

Më: 14 prill 2024 Në ora: 20:48
Dritan Mehmeti

Dinamo ka marrë një fitore të artë me Erzenin duke u ringjitur në vendin e katërt. Pas sfidës, ka folur trajneri i bluve, Dritan Mehmeti.

“Është e vërtetë por edhe fillimin e pjesës së parë duke pasur parasysh që është një luftë e fortë me skuadrat, edhe lojtarët marrin pak presion dhe bëjnë gabime duke dalë nga deyrat e tyre, por sa i përket fitore dua të falenderoj të gjithë cunat dhe klubin Dinamo për sakrificën kemi bërë.

Kemi prapë luftë pasi e shohim që është një kampionat i çmendur, por duhet të jemi më të qetë se kisha përgatitur të ishim me bllok të ulët por të mesëm, por duhet të rikuperojmë forcat dhe të mendojmë për ndeshjen e ardhshme.

Unë kam marrë skuadrën në fund të fazës së parë dhe kam bërë një marrëveshje me stafin tim dhe presidentin dhe objektivi im ka qenë të siguroja Superligën, kjo është edhe në kontratë.

Pastaj merita e të gjithëve bashkë po të jemi me këmbë në tokë dhe se çfarë ndodh rrugës unë nuk mund ta parashikoj. Ne punojmë të kapim katërshen.

Matematikisht kemi siguruar për rënien direkt prandaj jam i kujdesshëm që të mos kemi entuziasëm dhe nëse nuk bëjmë ndeshje të mira të biem poshtë.

Për Meksin më vjen shumë keq sepse është lojtar i mirë por i kam dy në të njëjtin krah. E shikojmë që renditja ndryshon nga java në javë prandaj them që asgjë nuk ka ndryshuar dhe shkalla e vështirësisë rritet. Unë do të bëj një analizë kur të jem i sigurt në katërshe, duhet të sigurojmë edhe këtë fazën play off. Do tët kthej përgjigje në ato momente” përfundoi Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat