Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe Vllaznisë feston me flamurin kuqezi titullin e Leverkusenit

Futboll

Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë dhe Vllaznisë feston me flamurin kuqezi titullin e Leverkusenit

Më: 14 prill 2024 Në ora: 22:15
Blerim Rrustemi

Skuadra e Bajer Leverkusenit ka fituar për herë të parë në histori titullin kampion në Bundesligën gjermane, teksa meritë absolute për këtë sukses madhështor ka padyshim edhe Granit Xhaka, që ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të “aspirinave”.  

Në festën e sotme në “BayArena”, nuk të mungonte dhe flamuri i Shqipërisë.  Në stadiumin e klubit gjerman i pranishëm ishte edhe ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Blerim Rrustemi, i cili ka luajtur për një sezon edhe me Vllazninë në elitën e futbollit shqiptar. 

Rrustemi mori me vete flamurin kuqezi dhe u fut në fushë për të festuar titullin e mikut të tij Granit Xhaka. 

Ish-mbrojtësi ka qenë pjesë e Kombëtare shqiptare gjatë vitit 2007 ku numëron edhe 3 paraqitje me fanellën kuqezi, teksa trajner ishte Oto Bariç. Të Vllaznia ai është aktivizuar gjatë sezonit 2009/2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat