Arteta, i zhgënjyer

Futboll

Arteta, i zhgënjyer

Më: 14 prill 2024 Në ora: 23:03
Mikel Arteta

Pas Liverpoolit, që pësoi humbje në shtëpi ndaj Crystal Palace, ishte radha e Arsenalit të humbiste ndaj Aston Villas, duke mos përfituar nga pikët e humbura të rivalit në luftën për titull dhe duke ia falur vendin e parë Manchester City-t.

Mikel Arteta ndjen keqardhje për rezultatin dhe veçanërisht për paraqitjen në pjesën e dytë, ku skuadra e tij pësoi dy gola radhazi drejt fundit:

“Dy paraqitje shumë të ndryshme. Pjesa e parë ishte e mrekullueshme, një nga pjesët më të mira që kemi luajtur ndonjëherë kundër një ekipi të madh.

Duhet të ketë pasur tre ose katër raste për gol ose më shumë.

Nuk arritëm të shënonim dhe kjo u reflektua në pjesën e dytë. Ne nuk vazhduam me lojën e mirë dhe pësuam dy gola shumë, shumë të këqij.”

Spanjolli dëshiron të fokusohet vetëm në ndeshjen e radhës, tani që “Topçinjtë” nuk varen më vetëm nga vetja për t’u bërë kampionë:

“Ne kemi mundësinë më të mirë për të reaguar ndaj Bayernit, të mërkurën. Ekipi duhet ta tregojë.

Nëse dëshiron të fitosh, duhet t’i kapërcesh këto situata”, ka përfunduar Arteta, që kërkon reagim nga skuadra e tij në Mynih, në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat