Batatina: “Është marre me ju bo padrejtësi një klubi e me favorizu njo tjetër, po vijnë i madh e i vogël si lëpisra kur vjen puna me lujt lojë të Evropës

Futboll

Batatina: “Është marre me ju bo padrejtësi një klubi e me favorizu njo tjetër, po vijnë i madh e i vogël si lëpisra kur vjen puna me lujt lojë të Evropës

Më: 15 prill 2024 Në ora: 10:30
Tahir Batatina

Tahir Batatina ka goditur vazhdimisht mbrëmë në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Trajneri i Llapit insiston se klubit të tij po i bëhet padrejtësi, ndërsa përmend edhe favorizime për titull të kampionit.

Sipas tij, kur është puna për t’ua lëshuar stadiumin “Zahir Pajaziti” për ndeshje ndërkombëtare, zyrtarët e FFK-së shkojnë dhe e marrin me të mirë atë, ndërsa kur është puna tek Superliga, atë po e dëmtojnë me të madhe.

Batatina e përmendi lojën me Malishevën, për të cilën thotë se iu bë padrejtësi ekipit llapjan që nuk ia dhanë fitoren në tavolinë.

Gjithashtu, ai është ankuar në referim duke akuzuar se këta të fundit ia humbën 12 pikë ekipit të tij dhe rrjedhimisht po ia pamundësojnë të shpallet kampion i Kosovës.

“Është marre me ju bo padrejtësi një klubi, pasi po vijnë i madh e i vogël si lepisra kur vjen puna me lujt lojë të Evropës, se s’kanë ku lujn.”

“Ni stadium e kemi, ai i Llapit, po prapë i bojnë dikujt tjetër favore. Po s’bon me bo favore o vlla, le kush të osht ma i miri le të bohet kampion.”

“Llapit titulli i kampionit i është humb pikërisht me pikët që ia kanë marrë me Malishevën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat