Bayern Munich në kërkim të një trajneri, nisin bisedimet me Zidane

Futboll

Bayern Munich në kërkim të një trajneri, nisin bisedimet me Zidane

Më: 15 prill 2024 Në ora: 11:23
Zinedine Zidane

Pasi Xabi Alonso konfirmoi se do të vazhdojë të jetë tekniku i Leverkusen për sezonin e ardhshëm, Bayern Munich filloi të kërkojë për një zgjedhje të re për të pasuar Thomas Tuchel.

Sipas “Marca”, bavarezët kanë kontaktuar me Zinedine Zidane, i cili ka qenë pa ekip për një kohë të gjatë. Zidane nuk ka drejtuar asnjë skuadër që pasi përfundoi aventurën e tij me Real Madrid në vitin 2021.

Bayern Munich ka kontaktuar me përfaqësuesit e trajnerit francez për të parë nëse ai është i interesuar për opsionin që po i ofrojnë.

Në tre vitet që nga largimi i pankinës së Real Madrid, Zidane ka refuzuar disa oferta pune. Ai qëndroi te spanjollët nga viti 2016 deri në 2018 dhe nga 2019 deri në 2021. Ai ishte dy herë kampion i La Ligës, tre herë fitues i Champions League dhe udhëhoqi ekipin në 11 tituj në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat