Manchester United ngre në “qiell” çmimin e Rashford, PSG heq dorë nga sulmuesi anglez

Futboll

Manchester United ngre në “qiell” çmimin e Rashford, PSG heq dorë nga sulmuesi anglez

Më: 15 prill 2024 Në ora: 13:22
Marcus Rashford

Marcus Rashford nuk ka pasur një fromë të qëndrueshme këtë sezon me skuadrën e tij të Manchester United.

Megjithatë, sulmuesi anglez është hsumë i rëndësishëm për klubin dhe ata po mundohen me çdo kusht ta mbajnë në “Old Trafford”. United nuk është aspak i gatshëm të heqë dorë nga Rashford për ndonjë shifër të ulët gjatë merkatos së verës.

Sipas “Mirror”, “Djajtë e Kuq” kanë vendosur një shifër prej 117 milionë euro për kartonin e sulmuesit anglez.

Thuhet se PSG ka hequr dorë nga interesimi për Rashford, pasi francezët ishin të gatshëm të paguanin rreth 75 milionë euro për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat