Xavi para sfidës me PSG-n: Jemi gati

Futboll

Xavi para sfidës me PSG-n: Jemi gati

Më: 15 prill 2024 Në ora: 15:49
Xavi Hernandez

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, në një konferencë për medie, ka folur para sfidës të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

‘Blaugranat’ në duel me kampionët në fuqi të Francës, hynë me avantazhin prej 3-2, të arritur një  javë më parë në Paris.

Megjithatë, Xavi kërkon përqendrim maksimal nga të besuarit e tij në duel me parisienët.

“Të kalosh në gjysmëfinale do të ishte një sukses i jashtëzakonshëm. Qëllimi ynë është të kalojmë në gjysmëfinale”, ka thënë Xavi.

“Duhet të tregojmë anën dhe personalitetin më të mirë të ekipit. Aspekti emocional është thelbësor në garat e eliminimit. Jam mirë, jemi të motivuar për nesër. Do të jetë një PSG e guximshme dhe do të kemi një avantazh, duke luajtur në shtëpi, por do të jetë një ndeshje shumë e vështirë”, ka theksuar Xavi.

Ndeshja Barcelona-PSG fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat