Probleme në gjurin e djathtë, Juventus humbet sulmuesin

Futboll

Probleme në gjurin e djathtë, Juventus humbet sulmuesin

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:39
Juventus

Një sezon me telashe të pafundme po rezulton ky aktuali për Moise Kean.

Sulmuesi i Juventus ka ndjerë shqetësime në gjurin e djathtë pas ndeshjes me Torinon teksa analizat tregojnë se italiani duhet të qëndrojë pushim për disa ditë.

Në këtë formë, pritet që Kean të humbasë minimalisht ndeshjen e radhës në kampionat atë kundër Cagliarit në transfertë, edhe pse pritet komunikimi zyrtar nga ana e klubit. 24-vjeçari kaloi një dëmtim të rëndë në këmbë fundin e vitit të shkuar duke qëndruar jashtë fushave nga dhjetori deri në mars.

Tashmë, Kean detyrohet të “pushojë” sërish teksa në këtë sezon, sulmuesi në 18 ndeshje ku është aktivizuar me bardhezinjtë, nuk ia ka dalë ende të shënojë golin e parë sezonal duke e konfirmuar kështu si një sezon totalisht të dështuar në aspektin personal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat