Zaniolo larg Aston Villas, mesfushori pëlqehet në Serie A, situata

Futboll

Zaniolo larg Aston Villas, mesfushori pëlqehet në Serie A, situata

Më: 15 prill 2024 Në ora: 18:39
Nico Zaniolo

E ardhmja e Nico Zaniolo në udhëkryq. Mesfushori, kartoni i të cilit zotërohet nga Galatasaray, është i huazuar te Aston Villa deri në qershor me të drejtë blerjeje 27 milionë euro, por Zaniolo nuk pritet të qëndrojë në Birmingham.

Ai nuk është përshtatur në skemat e trajnerit Unai Emery, teksa ka luajtur vetëm tetë ndeshje titullar deri më tani në Premier League.

Futbollisti italian pëlqehet nga Napoli, napoletanët do të bëjnë një tentativë konkrete verën e ardhshme, duke u fokusuar pikërisht tek dëshira e Zaniolo-s për t’u rikthyer në Serie A dhe për të gjetur një ekip ku mund të ketë h vazhdimësi.

Sa i takon shifrave të operacionit, Galatasaray kërkon minimumi 25/30 milionë euro  për ta lënë të lirë atë. Zaniolo dhe agjentët e tij janë informuar për situatën dhe u takon atyre të gjejnë zgjidhje për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat