Mesfushori i Arsenalit: Bëjmë maksimumin për titullin, Premier League mund të ketë surpriza

Futboll

Mesfushori i Arsenalit: Bëjmë maksimumin për titullin, Premier League mund të ketë surpriza

Më: 15 prill 2024 Në ora: 20:58
Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice

Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice u shpreh se skuadra është tërësisht në garë për titullin, pavarësisht humbjen 0-2 ndaj Aston Villas.

“Asgjë nuk ka përfunduar.

Jemi ende në pozita të jashtëzakonshme. Jemi gati për të luftuar dhe plotësisht të përqendruar në atë që duam të bëjmë dhe arrijmë.

Do të ketë të tjera befasi dhe rezultate të papritura në Premier League, mund të ndodhë gjithçka deri në fund të kampionatit”, tha Rice.

25-vjeçari ka luajtur 32 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 6 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat