Martial largohet nga Unitedi në fund të edicionit

Futboll

Martial largohet nga Unitedi në fund të edicionit

Më: 16 prill 2024 Në ora: 07:53
Anthony Martial

Pas një periudhe bukur të gjatë, duket se Anthony Martial do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni.

Sulmuesit francez do t’i skadojë kontrata dhe do të largohet si futbollist i lirë.

Largimin për largimin e tij e jep gazetari Fabrizio Romano.

“Ai do të zgjedhë opsionin e tij të preferuar si klubi i ardhshëm në muajt e ardhshëm, tani i fokusuar në rikuperim”, ka shkruar Romano.

Martial asesi nuk po e gjen veten tek United, pasi po përballet me lëndime të vazhdueshme.

Në 19 paraqitjet e këtij edicioni me Manchesterin, Martial ka shënuar vetëm dy gola, derisa ka bërë edhe një asistim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat